Policia për “pak” sa nuk e vrau 50 Centin

Mediale Vip

Policia për “pak” sa nuk e vrau 50 Centin

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:06
50 Cent

Policia e New Yorkut ka filluar të hetojë një oficer në karrierë pasi që i kishte thënë skuadrës së tij që “të hap zjarr” kundër reperit 50 cent

Zëvendës/Inspektori policor, Emanuel Gonzalez e kishte thënë këtë deklaratë korrikun e vitit të kaluar se ylli të qëllohej me armë gjatë kohës kur ai do të përcillte një ndeshje boksi.

50 Cent tha të dielën se ai e ka marrë këtë kërcënim “shumë seriozisht” dhe ai është duke u konsultuar me avokatët e tij.

Departamenti i Policisë së New Yorkut i tha Radio 1 Newsbeat që çështja “është në rishqyrtim të brendshëm”.

New York Daily News ka raportuar që zëvendës inspektori Gonzalez i kishte thënë policëve të tij që ta godasin reperin “posa ti binte në sy” por më vonë ai kishte pretenduar se po bënte humor.

Thuhet se s’paku një person e ka raportuar këtë koment në departamentin për punë të brendshme të policisë së New Yorkut.

Një muaj më vonë, detektivi Gonzalez raportohet se ka ngritur një ankesë për ngacmim të rëndë kundër 50 Cent.

Ai ka thënë se reperi e kishte kërcënuar atë në Instagram-në kundërpërgjigje të pretendimeve që detektivi Gonzalez është duke e hetuar pa të drejtë njërin prej klubeve të natës të pëlqyera nga 50 Cent.

50 kishte bërë humor për ankesën në disa postime online, duke sugjeruar që policia “duhet të kthehet në terren për ta luftuar krimin”.

Duke shkruar në rrjetet sociale për këtë lajm dhe për hetimin e brendshëm të policisë së New Yorkut dhe në detektivin Gonzalez, 50 Cent ka thënë se ai ishte shqetësuar se ai “nuk ishte këshilluar më parë për një kërcënim nga policia”.

Ai e ka përshkruar detektivin Gonzalez si një “gangster me destinktiv” por i kishte thënë përcjellësve të tij në Twitter: Mbaje në mend që ka shumë njerëz të mirë që punojnë për ta forcuar ligjin.

“Si oficerët që kanë raportuar atë çfarë ai ju kishte thënë atyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat