Robbie Williams jep një lajm të mirë

Mediale Vip

Robbie Williams jep një lajm të mirë

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Robbie Williams

Robbie Williams ka gëzuar të gjithë fansat e tij kur ka treguar se albumi i tij më i ri “Under The Radar – Volume 3” është publikuar.

Këngëtari i shumë hiteve ka postuar disa fotografi në llogarinë e tij në Instagram duke treguar se tani albumi i tij është në shitje.

Ai po ashtu ka postuar një video të shkurtër të tij ku flet pikërisht për këtë album.

“Përshëndetje njerëz të mirë të rrjeteve sociale, albumi im i ri “Under the Radar,Volume 3”, është publikuar. Mezi po pres që të dëgjoj mendimet e juaja lidhur me albumin tim më të ri. Falemnderit dhe shihemi së shpejti”, ka thënë ai në video.

Williams e kishte paralajmëruar këtë album në muajin nëntori, pikërisht përmes një videoje në Instagram, duke shpjeguar se ky album është i treti në serinë “Under the Radar”.

“Ky album do të ketë këngë që kanë një vend shumë të veccantë në zemrën time, por për disa arsye ato asnjëherë nuk arritën të përmbledhen në një album”, kishte thënë atëherë ai.

Por këngëtari që ka shumë hite mund të ketë konkurrencë në karrierën e tij si këngëtar – nga vajza e tij Teddy.

Ajo së fundmi ka shfaqur talentin e saj në këndim dhe vallëzim. A do ta ndjekë ajo ose jo rrugën e babait të saj mbetet të shihet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat