Sabri Fejzullahu bën një gjest të jashtëzakonshëm, viziton klinikën ku punon vajza me Sindromin Down

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu bën një gjest të jashtëzakonshëm, viziton klinikën ku punon vajza me Sindromin Down

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 00:10
Sabri Fejzullahu

Këngëtari i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka publikuar një video në një klinikë dentale në Ferizaj, ku thotë t’i jetë rrëmbyer zemra nga një punonjëse e re me sindromin down.

Fejzullahu ka shfrytëzuar vizitën e tij te mjeku për të bërë thirrje për përkrahje të personave me sindromin down dhe punësimin e tyre.

Ja postimi i tij në Facebook:

Pata nderin dhe kënaqësinë që në klinikën @briliantdent tek Dr. Burim Buzhala në Ferizaj ta takoj punonjësen e re, Eloidën, e cila me dashurinë e saj rrëmben zemra! Kjo vajzë është një mrekulli në vete. Lum si Burimi me që me humanitetin e zemërgjerësinë e tij ka bërë veprim të madh me rastin e punësimit të Eloidës, duke i thirr kështu mendjes dhe ndërgjegjes së popullit dhe udhëheqësisë në trojet tona. Mos qoftë ky akti i vetëm. Le të vazhdojmë ti përkrahim njerëzit me Sindromën Down.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat