Kylie Jenner: Nuk është aspak e vërtetë që kam bërë operacione plastike

Mediale Vip

Kylie Jenner: Nuk është aspak e vërtetë që kam bërë operacione plastike

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 20:38
Kylie Jenner

Kylie Jenner ka folur publikisht për faktin e të qënit nënë në moshë të re dhe spekulimet që ajo ka kryer operacione plastike.

Ylli televiziv ka rrëfyer në një intervistë për revistën Paper për të gjitha thashethemet që së fundmi ajo ka dëgjuar për veten.

“Njerëzit mendojnë se unë jam futur nën thikë dhe kam rikonstruktuar krejtësisht fytyrën time. Kjo nuk është aspak e vërtetë”, ka thënë Jenner.

Derisa ajo e ka mohuar se ka bërë ndërhyrje ekstreme kirurgjike, ajo ka pranuar se transformimi dramatik dhe pamja e saj shumë më e rafinuar nuk ishte vetëm zgjedhje e duhur e këndeve të kamerës dhe vullnetit të saj të madh.

“Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të kesh flokë të kuruara, grimin e duhur ose përshembull se çfarë ndikimi mund të kenë fillerët. Po, kam fillera [mbushje] në fytyrën time – nuk e mohoj një gjë të tillë”, ka vazhduar tutje 21 vjeçarja.

Jenner gjithashtu ka folur edhe marrëdhënien e saj me të dashurin Travis Scott, me të cilin ka edhe vajzën njëvjeçare, Stormi.

Pas disa muajsh të lajmeve që herë thonin se çifti janë martuar e herë se janë fejuar – duke gjeneruar qindra tituj në ballinat e mediave rozë lidhur me misterin e romancës së tyre – Jenner ka konfirmuar se ajo dhe Scott nuk janë as të fejuar e as të martuar, për momentin.

“Do t’i njoftoj të gjithë”, ka thënë ajo duke nënkuptuar se kur ajo të fejohet, fansat e saj do të njoftohen me kohë.

Duke folur për marrëdhënien e saj me Scott dhe vajzën e tyre të vogël, Jenner ka rrëfyer edhe ndjesinë e të qenit nënë në moshën 20 vjeçare.

“Është diçka që e kam dashur gjithmonë…të jem nënë në moshë të re. Unë kam menduar se kjo është diçka që unë dua dhe e ndjej ta bëj, edhe nëse njerëzit e pranojnë ose jo, unë jam në rregull me veten”.

Por, fakti se ajo është nënë shumë e rë në moshë nuk e ka penguar Jenner që ta vazhdojë punën e saj për të arritur qëllimet  esaj jetësore përfshirë këtu edhe linjën e saj të kozmetikës e cila besohet të ketë vlerë prej 900 milionë dollaarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat