Drake shpenzon 400 mijë dollarë për një kasë telefoni/ Kryqëzohet nga fansat e tij

Mediale Vip

Drake shpenzon 400 mijë dollarë për një kasë telefoni/ Kryqëzohet nga fansat e tij

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 08:49
Drake

Reperi Drake së fundmi i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij.

Ai ka zbuluar mbajtësen e telefonit të tij e cila kushton plot 400 mijë dollarë.

Po pse kushton kaq shumë kjo kasë telefoni?

Në fakt ajo përbehet nga flori 18-karatsh, ndërsa fusha e pasme është e mbushur me diamantë të bardhë dhe blu.

Një tjetër element i mbajtëses është bufi, simboli i labelit të tij.

Image

Mirëpo duket se këtë shpenzim të çmendur të Drake nuk e kanë pritur aspak mirë fansat, të cilët janë shprehur se këto para mund t'i kishte shpenzuar për bamirësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat