Rina publikon klipin e këngës “Ilegal” - Bota Sot
Rina publikon klipin e këngës “Ilegal”

Mediale Vip

Rina publikon klipin e këngës “Ilegal”

Më: 20 shkurt 2019 Në ora: 19:25
Rina Balaj

Rina Balaj e ka lansuar këngën e re me titull “Ilegal” që është shoqëruar me video muzikore.

Tekstin e ka shkruar vet reperja, ndërsa producentët e njohur ZzapnChriss janë kujdesur për muzikës, derisa Bujaa Beats është kujdesur për ‘beatin’ në pjesën e parë të këngës.

Për anën vizuale është kujdesur produksioni Filmnation që e ka xhiruar videoklipin.

Bashkëpunimi me reperin anglez K-Koke, “Doën On Me”, është një prej realizimeve më të fundit të Rinës.

Videoklipi i asaj kënge u publikua në muajin dhjetor dhe deri më tani është shikuar mbi pesë milionë herë në YouTube.

Një tjetër bashkëpunim, reperja e kishte lansuar në muajin nëntor. Është fjala për duetin me Fuegon.

Edhe kënga “Fly” u kompletua me videoklip dhe deri më tani numëron 3.6 milionë shikime. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...