Elgit Doda rrëfen për herë të parë si u dashurua me Klea Hutan

Mediale Vip

Elgit Doda rrëfen për herë të parë si u dashurua me Klea Hutan

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 09:56
Elgit Doda dhe Klea Huta

Pasditen e djeshme çifti  shumë i përfolur i showbizt për romancën e tyre Klea Huta dhe Elgit Doda ishin të ftuar në emisionin e mbasdites në tv Klan ‘Rudina’.

Ata rrëfyen se historia e tyre e dashurisë ka lindur gjatë bashkëpunimit për këngën e Kleas dhe “Alar Band”, “Amla”.

Ndërkohë Elgiti ka shpërndarë disa momente se si e bëri për vete Klean:

‘Në fakt, unë me Klean njiheshim që në fakultet. Asokohe, unë kisha dëshirë t’i bëja një këngë Kleas, por planet u prishën… Unë po bashkëpunoja me Alar Band, te Maratona, dhe ata më thanë që “do bëjmë një këngë me një vajzë. I pyeta “me kë” dhe më thanë “Me Klean…”, – tregoi Elgiti dhe që aty, në kokën e tij kishin nisur “skenat” se si do ta bënte për vete Klean. I bëri telefon Kleas, e ftoi në studio që ajo të dëgjonte këngën dhe të jepte mendimin e saj: “Duke punuar këngën, duke u njohur..”

Ndërkohë, të pyetur nga moderatorja nëse kanë në plan të bëhen me fëmijë së shpejti, çifti tha që aktualisht janë shumë të zënë me profesionet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat