Fifi thotë se po fejohet

Mediale Vip

Fifi thotë se po fejohet

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Fifi

Filloreta Raçi ka lënë pas vete një vit të jashtëzakonshëm duke sjell këngë të reja dhe ka mbajtur disa koncerte.

Këngëtarja shqiptare ka qenë e përfolur edhe për jetën private duke e lidhur me këngëtarin Flori Mumajesin.

Megjithatë gjithçka mbeti në suaza të thashethemeve dhe asgjë nuk ka të vërtetë në lidhje me raportet mes tyre.

Por, gjatë ditës së djeshme bukuroshja ka nxitur sërish debat me një mesazh të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, ajo ka pohuar se do të fejohet shumë, por që nuk ka treguar se kush është mashkulli fatlum.

“Ej njerëz, po fejohem ose me 3 ose me 8”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale duke mos dhënë shumë detaje.

Ndryshe, Fifi është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat