Rrëfehet shërbyesja e Michael Jackson: Dëshmi tronditëse për anën e errët të yllit të Pop-it

Mediale Vip

Rrëfehet shërbyesja e Michael Jackson: Dëshmi tronditëse për anën e errët të yllit të Pop-it

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:09
Adrian Mc Manus dhe Michael Jackson

Adrian Mc Manus ka qenë një prej punonjëset e besuara për shumë vite në shtëpinë e Michael Jackson.

Shërbyesja e yllit të pop-it 10 vite pas ndarjes nga jeta e Jackson ka rrëfyer anën e errët të pronarit të saj, e që sipas Mc Manus ajo nuk ka guxuar të flasë asnjëherë për këtë çështje pasi njerëz të artistit të njohur shpesh e kanë kërcënuar.

“Kam parë në shtëpi teksa ai, Michael përkëdhelte, puthte, fërkohej me djem të vegjël. Ai kishte një anë shumë pozitive, ishte I sjellshëm por ama kishte edhe këtë anën e errët me djemtë e vegjël. Nuk kam guxuar asnjëherë të flas hapur për këto gjëra, pasi njerëzit e tij shpesh më thonin se nëse unë hapja gojën ata do të më prisnin gurmazin, e madje as trupin nuk do të mund të ma gjenin dot”; ka treguar për Dailymail  ish- punonjësja e Jackson.

Zonja Manus ka filluar të punojë në shtëpinë e këngëtarit në vitin 1990, ndërsa vetëm tre muaj më vonë asaj ju besua pastrimi i suitës private të Michael.

Gjatë qëndrimin 4-vjeçar në shtëpinë e yllit të pop-it, 56-vjeçarja ka treguar se parë sjellje të sëmura tek pronari i saj, duke krijuar bindjen se ai ishte një pedofil.

“Më ndodhte shpesh kur futesha për të pastruar në suitën e tij që gjeja të shpërndara nëpër ambient, vazelinë dhe tampon. Michael mbante gjithmonë djem të vegjël në shtëpi dhe kalonin një kohë të mirë së bashku në jakuzzi, ndërsa vogëlushët shpesh ishin edhe krejt të zhveshur, e po ashtu edhe ai Michael”; ka vijuar më tej rrëfimin e saj tronditës shërbyesja e Neverland.

56-vjeçarja e ka thelluar edhe më skandalin seksual që përflitet duke thënë se ajo është e bindur që Jackson i xhironte skenat me fëmijët, pasi në sirtaret e dhomës së tij kishte dhjetra kaseta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat