Ariana Grande hyn në historinë e Billboard

Mediale Vip

Ariana Grande hyn në historinë e Billboard

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Ariana Grande

Ariana Grande ka hyrë në historinë e Billboard Hot 100. 

Këngëtarja është e para artiste që mban tre vendet e para të Billboard në të njëjtën kohë.

"7 Rings" mban vendin e parë për të katërtën javë rradhazi, "Break Up With Your Girlfriend, I'm Bored" debuton në vendin e dytë dhe "Thank U, Next"  shkoi nga vendi i shtatë në të tretin.

Të tre këngët janë pjesë e albumit të Grande “Thank U, Next album”, që mban vendin e parë në albumet e Billboard 200 .

Ariana Grande është e dyta në historinë 60 vjeçare të Hot 100 që monopolizoi tre vendet e parë në një javë.

Rekordi mbahej nga Beatles që qëndruan në qëndruan për 5 javë në Mars dhe Prill 1964, madje duke mbajtur të pestë vendet e para në 4 prill 1964.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat