Martial e tradhtoi gjatë shtatzanisë dhe tani...

Mediale Vip

Martial e tradhtoi gjatë shtatzanisë dhe tani...

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 18:55
Anthony Martial dhe Melanie da Cruz

Ylli i Manchester United, Anthony Martial ka preferuar ti kërkojë falje publike të fejuarës së tij Melanie da Cruz, pasi fjeti me modelen franceze gjatë shtatzënisë së saj.

Mediat e zbuluan rastin dhe ai duhej së pari ti jepte një shpjegim asaj që ka në krah, kështu që ka zgjedhur Instagramin për ti shprehur publikisht pendesën për atë tradhti. Ai ka postuar një foto ku shfaqet i lumtur së bashku me të fejuarën dhe ka shkruar:

“Do doja t’u kërkoja falje të afërmve të mi, familjes sime të bukur dhe veçanërisht të fejuarës sime për dëmin që ju kam shkaktuar muajt e fundit. Unë gabova dhe më vjen keq, nuk do të ndodhë më.”

Në media thuhej se Martial shkëmbente mesazhe me Malika Semichi ndërsa Da Cruz ishte 8 muajsh shtatzënë dhe ata ishin takuar në një klub francez. Më pas sipas “Daily Star Sunday” ata kanë fjetur bashkë në një hotel në Paris.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat