Nuk paguhej sa donte, aktori "sulmon" veten për të marrë vëmendje

Mediale Vip

Nuk paguhej sa donte, aktori "sulmon" veten për të marrë vëmendje

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Jussie Smollett

Aktori amerikan Jussie Smollett organizoi një sulm të rremë për vetveten, sepse ishte "i pakënaqur me pagën e tij", njoftoi policia e Çikagos.

Përfaqësuesi i policisë Eddie Johnson tha në një konferencë për shtyp se aktori "përfitoi nga dhimbja dhe zemërimi i racizmit për të promovuar karrierën e tij".

Tani, Jussie po akuzohet për paraqitjen e një raporti të rremë policor, pasi tha se ishte viktimë e një sulmi homofobik.

Policia thotë se ai gjithashtu kishte dërguar një letër raciste në një studio Fox.

Ylli 36-vjeçar i serialit televiziv “Empire” dyshohet se ka paguar dy vëllezër për të bërë sulmin. Kjo ngjarje është ende nën hetimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat