Eva Longoria më e dobët se kurrë - Bota Sot
Eva Longoria më e dobët se kurrë

Mediale Vip

Eva Longoria më e dobët se kurrë

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 21:10
Aktorja amerikane Eva Longoria

Aktorja amerikane Eva Longoria më në fund ka arritur ta zgjidhë problemin i cili e kishte munduar gjatë disa muajve të fundit.

43-vjeçarja shtatë muaj më parë e lindi të birin Santiago, dhe edhe pse vogëlushi e kishte bërë pafundësisht të lumtur, aktorja gjatë shtatzënisë arriti t’i shtojë 20 kilogramë, gjë që e bëri objekt të kritikëve gjatë disa muajve të fundit. Tani aktorja e bukur ka vendosur të mburret me linjën e re dhe t’u japë fund kritikave për trashësinë.

Eva e postoi një video në profilin e saj në Instagram, ku duket shumë më e dobët, ndërkohë që e vërshuan komplimentet e fansave entuziastë. “Dukesh shkëlqyeshëm”, “Gabrielle Solis është kthyer”, “Çfarë bukuroshe”, janë këto vetëm disa nga lavdërimet që ia dhanë ish-'Amvises'.

T’ju rikujtojmë, kohët e fundit edhe vetë Eva u mburr në Instagram me foton nga palestra duke lënë të kuptohet se e ka marrë seriozisht luftën kundër trashësisë së akumuluar gjatë shtatzënisë. Përndryshe, Eva ishte e martuar me aktorin Tyler Christopher nga viti 2002 deri 2004, dhe menjëherë pas shkurorëzimit përfundoi në përqafimin e basketbollistit Tony Parker, me të cilin ishte deri në vitin 2007. Në fund ajo e gjeti lumturinë tek sipërmarrësi Jose Antonio Baston me të cilin u fejua tre vjet më parë. Çifti u martuan një vit më vonë, dhe shpejt pas kësaj u bënë prindër të Santiagos së vogël.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...