Kledi Kadiu publikon foton e fëmijërisë përkrah motrës, ndjekësit vënë re detajin interesant

Mediale Vip

Kledi Kadiu publikon foton e fëmijërisë përkrah motrës, ndjekësit vënë re detajin interesant

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 23:57
Kledi Kadiu

Të kthehesh pas në vitet më të bukura është ndër ndjesitë më të veçanta, që të gjithë e kemi provuar të paktën njëherë. Kujtimet, sidomos ato të fëmijërisë, nuk mund të harrohen lehtë dhe mjafton një foto për të sjellë në mendje gjithçka. Shpesh i kemi parë personazhet e njohur shqiptarë të bëhen nostalgjikë dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as Kledi Kadiu.

Balerini shqiptar ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të viteve ’80, në të cilën shihet përkrah motrës së tij. Në atë kohë Kledi jetonte në Shqipëri së bashku me familjen e tij dhe pavarësisht se kanë kaluar gati 40 vite duket se tek balerini tiparet e fytyrës janë pothuajse të njëjta.

Por përveç kësaj, ndjekësit e Kadiut kanë vënë re një tjetër detaj shumë interesant. Një pjesë e tyre thonë se vajza e Kledit ka një ngjashmëri të madhe me motrën e tij dhe në fakt kjo mund të dallohet shumë qartë.

Fundja nuk është çudi që halla dhe mbesa të jenë të ngjashme, duke qenë se lidhja e gjakut dhe genet ndikojnë shumë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat