R Kelly akuzohet për abuzim seksual me të mitur - Bota Sot
R Kelly akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Mediale Vip

R Kelly akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 08:37
R Kelly

Dhjetë akuza për abuzim seksual janë ngritur ndaj këngëtarit të njohur R Kelly. Në 9 raste, thuhet se ai ka abuzuar me minorene.

Ylli i muzikës R&B, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, prej kohësh dyshohet se kishte abuzuar me gra dhe adoleshente. Por, ai gjithnjë i ka mohuar këto pretendime.

Mirëpo, tashmë duket se Prokuroria ka fakte dhe 52-vjeçari u shoqërua në stacionin policor në Chicago.

Avokati i këngëtarit, Steve Greenberg, tha se ishin të tronditur nga arrestimi dhe klienti i tij ishte thellësisht i zhgënjyer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...