Tristan e tradhtoi Khloe-n me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, tani Jordyn Woods thyen heshtjen!

Mediale Vip

Tristan e tradhtoi Khloe-n me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, tani Jordyn Woods thyen heshtjen!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 12:36
Tristan Thompson, Khloe Kardashian, Kylie Jenner, Jordyn Woods

Një ndër lajmet që po bën zhurmë dhe po qarkullon kudo është skandali i radhës i tradhëtisë së Tristan Thompson ndaj Khloe Kardashian. Basketbollisti e tradhëtoi e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner- it, Jordyn Woods.

Edhe pse ai në fillim e mohoi, kur u takua me Khloe i ka pranuar gjithçka dhe kjo ka çuar që ajo t’i japë fund marrëdhënies së tyre. Sipas mediave të huaja, familja Kardashian është shumë e mërzitur dhe e xhindosur me veprimin e Tristan Thompson, njëkohësisht të neveritur me Jordyn- in.

Vajzat e familjes kanë reaguar vetëm indirekt me postime në Instagram dhe shumica prej tyre tashmë nuk ndjekin më as Tristanin-in dhe as Jordyn.

Nga ana tjetër burime pranë Jordyn kanë treguar për mediat amerikane se ajo ndihet e shkatërruar dhe është munduar shumë të kontaktojë Khloe-n, Kylie-n dhe të gjithë familjen Kardashian për t`u kërkuar falje, por ata as nuk duan t`ia dinë më për të.

Jordyn është shfaqur për herë të parë publikisht pas skandalit. Ajo ka qenë e pranishme në eventin e lançimit të linjës së saj të qerpikëve dhe ka thënë disa fjalë për njerëzit që kanë qenë të pranishëm.

“Faleminderit që jeni këtu dhe më keni mbështetur me gjithçka që po ndodh”, -është shprehur ajo duke iu referuar ndodhive të fundit.

 

Jordyn at her eyelash launch event tonight @jadesimmone

A post shared by Kylie Jenner News (@kyliesnapchat) on Feb 21, 2019 at 10:21pm PST

Në një situatë si kjo e kuptojmë që Woods nuk ka pasur shumë për të thënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat