Shpërthen vëllai i Unikkatilit, ofendime të rënda ndaj reperit Fero

Mediale Vip

Shpërthen vëllai i Unikkatilit, ofendime të rënda ndaj reperit Fero

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:05
Vëllai i liderit të “TBA”, Mentori, ai i cili është përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë me reperin e ri nga Kosova

Përplasjet në hip-hopin shqiptar nuk kanë të ndalur. Kësaj radhe zhvillimi më i fundit lidhet me Unikkatilin, ndonëse jo direkt.

Ka qenë vëllai i liderit të “TBA”, Mentori, ai i cili është përfshirë në një përplasje të drejtpërdrejtë me reperin e ri nga Kosova, Fero.

Mentori ka ndarë një fragment nga mesazhi në adresë të Feros, ku i kërkon përballje, shoqëruar me një varg të gjatë të ofendimeve.

Ai madje ka deklaruar që ndihet i provokuar nga Fero, për arsye që nuk janë bërë të ditura dhe të cilat kanë çuar në këtë shpërthim.

Kujtojmë se Fero në një varg intervistash televizive, Unikkatilin e ka konsideruar si reper, të cilit i ka ikur koha, teksa mendim të njëjtë nuk ka pasur për Getoar Selimin, për të cilin haptazi e ka shprehur pëlqimin nga grupi i reperëve të ‘gardës së vjetër’.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat