Bebe Rexha i ka provokuar ndjekësit me foton e fundit.
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, nëpërmjet një fotografie të fundit të hedhur në Instagram i ka provokuar ndjekësit e saj duke realizuar një pozë joshëse.
E veshur me një fustan të bardhë, Bebe shihet duke e mbajtur gjoksin me dorë dhe duket tejet seksi.
E tillë është shfaqur edhe në videoklipin e këngës “Last Hurrah” aty ku shkaku i skenve të ‘nxehta’ dhe mjaft intime i ka ‘acaruar’ raportet me babain e saj.
Kështu të apktën ka thënë vetë Bebe para disa ditësh nëpërmjet një postimi në Twitter.
“Babai im ende nuk më ka folur pasi pa klipin e këngës së fundi “Last Hurrah”, kishte shkruar ajo.