Naimi për fotot në bikini të Mihrijes: Nuk duhet t’i mbulojë hiret e saj

Mediale Vip

Naimi për fotot në bikini të Mihrijes: Nuk duhet t’i mbulojë hiret e saj

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 10:12
Mihrie Braha dhe Naim Abazi

Paraqitjet e këngëtares Mihrije Braha shpeshherë janë bërë pjesë e shtypit rozë, duke u cilësuar si tejet provokuese nga ndjekësit në rrjete sociale, madje të shumta kanë qenë komentet se ato fotografi nuk i shkojnë moshës që ka këngëtarja.

Por, fotografitë e tilla me bikini duket se nuk i ka aspak problem bashkëshorti i saj, Naim Abazi, biles ai është i mendimit që secila femër duhet t’i nxjerrë në pah hiret e saj.

“Do të ishte gjynah që një femër e bukur si Mihrija, të mbulojë hiret e saj. Dhe asnjëherë nuk më kanë penguar fotografitë e saj me bikini, sepse Mihrija qoftë paraqitjet, qoftë edhe fotografitë i ka bërë në prezenvën time, dhe kryesisht ato i bëjë unë. Mendoj që stili i Mihrijes patjetër që do t’i bëjë njerëzit për t’i komentuar, sepse si emër i njohur Mihrija do të shihet jo të tjerët. Sa i përket moshës, do doja që Mihrija edhe në 15, 20 , 30 vitet e ardhshme të bëjë foto, edhe në plazh”, u shpreh Naim Abazi.

Ai gjithashtu tregoi se e ndihmon shumë atë në punët e shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat