Nëse keni pyetur: Pse Elvana si e ftuar speciale në Pavarësinë e Kosovës? Ja përgjigja! - Bota Sot
Nëse keni pyetur: Pse Elvana si e ftuar speciale në Pavarësinë e Kosovës? Ja përgjigja!

Mediale Vip

Nëse keni pyetur: Pse Elvana si e ftuar speciale në Pavarësinë e Kosovës? Ja përgjigja!

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 11:08
Elvana Gjata

17 shkurti do të kremtonte vitin e 11- të të Pavarësisë se Kosovës. Në sheshin e Prishtinës u bë një koncert i madh ku këngëtarët më in të momentit performuan për njerëzit e pranishëm.

Mandej bashkëshortja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kishte organizuar një koncert më privat, ku do të performonte këngëtarja Elvana Gjata.

Ky do të ishte dhe rikthimi i parë në skenë i artistes, e cila për katër muaj ‘u zhduk’ nga muzika e nga daljet publike, pas ngjarjes së ndodhur në bllok, ku u lakua emri i të fejuarit të saj.

Por pse Anita Haradinaj zgjodhi pikërisht Elvanën si artisten që do të performonte në pritjen e saj prej 800 të ftuarish?

Kësaj pyetje zonja Haradinaj i është përgjigjur në programin “Prive” e duket se ky ‘bashkëpunim’ mes saj dhe këngëtares Gjata ishte nisur që vjet me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë.
“Unë me Elvanën këtë bisedë për realizimin e një koncerti të bukur në Prishtinë e kemi diskutuar që vitin e kaluar. Duke qenë se ishte 10-vjetori i Pavarësisë, erdhi dhe Rita Ora, pati dhe shumë ngjarje të mëdha, atëherë e lamë për ta bërë këtë vit. Elvana i ka pranuar të gjitha kushtet dhe ishte e gatshme për të realizuar këtë koncert të bukur, në ditën më të bukur për Kosovën”; tha Anita.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...