Sigurimi nxjerr me forcë Tygan jashtë nga festa e ditëlindjes së Mayweatherit

Mediale Vip

Sigurimi nxjerr me forcë Tygan jashtë nga festa e ditëlindjes së Mayweatherit

Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 17:23
Tyga është nxjerrë me forcë nga festa e ditëlindjes së boksierit Floyd Mayweather

Reperi i famshëm Tyga është nxjerrë me forcë nga festa e ditëlindjes së boksierit Floyd Mayweather nga rojet e sigurisë.

Pamjet tregojnë momentin kur reperi u nxor jashtë pasi u përplas me një nga anëtarët e stafit.

Kampioni i boksit Mayweather festoi 42 vjetorin e lindjes mbrëmjen e së shtunës në Jadelle në Beverly Hills, me të ftuar French Montana, Tiffany Haddish dhe Stefflon Don.

Fatkeqësisht për Tygan, nata mbaroi para kohe, pasi raportohet se 29-vjeçari mori pjesë në një grindje që ndodhi në festë.

Në pamjet e publikuara shihet i kapur për krahu nga rojet e sigurisë që e shoqërojnë jashtë dere.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat