Grande performon në Mançester dy vjet pas sulmit me bombë

Mediale Vip

Grande performon në Mançester dy vjet pas sulmit me bombë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 19:28
Ariana Grande

Ariana Grande do të kthehet në Mançester, dy vjet pasi një sulmues vetëvrasës vrau 22 vetë në koncertin e saj në qytetin veriperëndimor të Anglisë.

Organizatorët thonë se Grande do të jetë pjesë e eventit Manchester Pride Live  më 25 gusht.

Shefi ekzekutiv Mark Fletcher tha sot "se janë me të vërtetë të nderuar që ta mirëpresin Ariana përsëri në qytet për t’i ndihmuar LGBT +."

Grande dhe Manchester ishin të lidhur së bashku në tragjedinë e 22 majit 2017.

Këngëtarja u kthye në qytet dy javë më vonë për të marrë pjesë në një koncert përkujtimor, transmeton KosovaPress.

Autoritetet e Mançesterit emëruan Grande qytetare nderi për punën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat