Adrola Dushi apel prindërve: Mbani larg fëmijët nga bota e internetit

Mediale Vip

Adrola Dushi apel prindërve: Mbani larg fëmijët nga bota e internetit

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Adrola Dushi

Adrola Dushi është një prej modeleve shqiptare më të suksesshme, e cila prej vitesh po e zhvillon karrierën e saj SHBA. Në vitin 2012 ajo mori kurorën e më të bukurës duke u zgjedhur Miss Universe dhe që prej asaj kohe karriera e saj ka njohur vetëm suksese.

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, i lutem të gjithë prindërve të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në ‘Youtube’, nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë çfarë mund të bëjë dashuria. Ju lutem ta ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot. Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë”, shkroi Adrola bashkangjitur mbi postin e saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat