Pse Irina e fshiu Lady Gaga-n nga rrjetet sociale?!

Mediale Vip

Pse Irina e fshiu Lady Gaga-n nga rrjetet sociale?!

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 15:59
Bradley Cooper, Lady Gaga

Në ndarjen e çmimeve Oscar më 24 shkurt, filmi “A star is born” ku Gaga dhe Cooper janë protagonistë u vlerësua me çmimin “Best Original Song”, dhe performanca e Lady Gaga dhe Bradley Cooper u komentua gjerësisht nga publiku, pasi shumë kanë nisur të aludojnë se mes dyshes së njohur të artistëve mund të ketë lindur një romancë. Po çfarë mendon bashkëshortja Irina Shayk për thashethemet që kanë lindur së fundmi rreth bashkëshortit të saj dhe Lady Gaga-s?!

The Sun shkruan se pak para ceremonisë Oscar, Irina e ka fshirë Gaga-n nga rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se arsyeja mund të jetë xhelozia. Por burime pranë modeles së njohur bëjnë me dije se ajo mendon se nuk ka aspak vend për xhelozi.

Megjithatë të njëjtat burime kanë pranuar se thashethemet që  po qarkullojnë së fundmi rreth bashkëshortit të saj, e kanë shqetësuar yllin e pasarelave.

Atëherë pse Irina e fshiu partneren e bashkëshortit në film, nga rrjetet sociale?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat