Soirée/ Xhesika Polo e ashpër kundër mediave: Ju më shkatërruat këngën!

Mediale Vip

Soirée/ Xhesika Polo e ashpër kundër mediave: Ju më shkatërruat këngën!

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 06:15
Xhesika Polo

Kënga “Eva jam unë” e Xhesika Polos pak vite më parë në Festivalin e Këngës ishte një nga këngët më të komentuara të asaj periudhe, pak për tematikën dhe shumë për paraqitjen skenike të këngëtares.

Polo, në atë kohë, kishte të veshur një fustan, I cili tregonte pjesë të ndryshme të trupit të këngëtares e për këtë, mjaft portale postuan në masë shkrime e foto për të.

Mbrëmjen e sotme në Soirée, në Top Channel, Xhesika Polo iu ktheu përgjigje të gjithë atyre që sipas saj, i kishin shkatërruar këngën.
“Kënga ‘Eva jam unë’ nuk ka pasur jehonën e duhur. Njerëzit u kapën me detaje injorante. Unë u vë faj të gjithë atyre njerëzve që e kanë dëgjuar këngën dhe e kanë keqinterpretuar”, – u shpreh Xhesika.

Më pas, ajo vazhdoi: “Unë atë vit kasha veshur një fustan që sigurisht, ishte I lidhur me tematikën e këngës. Ishte një fustan që tregonte një femër të zhveshur dhe të pikturuar nga natyra. Ky fustan u mor, u shkatërrua e gjithë kënga! Por tani jam e lumtur që kjo këngë sonte, po merr vëmendjen që meriton!”.

Mbrëmjen e sotme, Soirée riktheu në vëmendje disa prej këngëve e filmave, të cilat njihen për trajtimin e kauzave të ndryshme sociale që prekin një masë të gjerë të shoqërisë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat