Gold Ag me këngë kushtuar nënave shqiptare

Mediale Vip

Gold Ag me këngë kushtuar nënave shqiptare

Më: 1 mars 2019 Në ora: 08:45
Gold Ag

Reperi shqiptar është një prej këngëtarëve aktiv me projekte të reja që sjell para fansave.

Golg Ag kohët e fundit ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të ndryshëm të estradës muzikore shqiptare.

Ai njihet për këngët që ka motive patriotike, por edhe këngë që i kushtohen personave më të shtrenjtë në jetë – nënës.

Arian Asllani ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram se së shpejti do të sjell një këngë që i kushtohet nënave shqiptare.

Kënga që titullohet “Nënat shqiptare” do të publikohet më 3 mars (e diele) rreth orës 17:00.

Mbetet të shihen në ditët në vijim detajet e projektit pasi që këngëtari nuk ka treguar ndonjë specifik rreth videokëngës.

Ndryshe, Goldi kohët e fundit është marrë edhe me aktivitete humanitare teksa është parë në krah të Halil Kastratit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat