Sërish mosmarrëveshje mes Jolie & Pitt! Aktori ndihet i përjashtuar nga vendimet që Angelia merr për fëmijët!

Mediale Vip

Sërish mosmarrëveshje mes Jolie & Pitt! Aktori ndihet i përjashtuar nga vendimet që Angelia merr për fëmijët!

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:55
Brad Pitt, Angelina Jolie, Maddox

Angelina Jolie i kaluar këto pesë muajt e fundit duke kërkuar kolegjin e përshtatshëm për të birin 17-vjeçar Maddox. Ndonëse të pestë fëmijët kanë atësinë e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, duket se Jolie e kanë lënë ‘jashtë’ babain e fëmijëve të saj duke mos e përfshirë në zgjedhjet që ajo bën për fëmijët.

Holywoodlife shkruan se Brad është ndjerë i përjashtuar në marrjen e vendimit për të zgjedhur kolegjin e djalit të tyre 17-vjeçar, duke mos patur mundësi kështu të marrë pjesë në hapin e rëndësishëm që Maddox po hedh në jetën e tij.

“Brad është shumë krenar për Maddox dhe do t’i pëlqente të merrte pjesë në zgjedhjen e kolegjit të duhur për të, por atë nuk e përfshinë në plan. Nuk ishte zgjedhje e Brad. Ai do të dëshironte shumë të ishte i përfshirë, por Angelina ka qenë shumë e qartë duke marrë çdo gjë vetë përsipër. Është shumë  e rëndë për Pitt të ndihet kaq i përjashtuar”; është shprehur një burim pranë aktorit të njohur, për Hollywoodlife.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat