I dha fund lidhjes 9-vjeçare, rrëfehet këngëtari

Mediale Vip

I dha fund lidhjes 9-vjeçare, rrëfehet këngëtari

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:50
Mateus Frroku

Ishte fundi i vitit 2018 kur këngëtari shqiptar Mateus Frroku zbuloi se i ka dhënë fund fejesës me vajzën që ishte i lidhur prej 9 vitesh.

Dhe nëse doni të dini sesi po e përjeton Mateus këtë periudhë post ndarjeje, këngëtari ka folur personalisht në intervistën e zhvilluar për “Thumb”.

Mateus është ngacmuar nga gazetarja për jetën private dhe ajo i ka dhënë një unazë. Por në mënyrë kategorike këngëtari nuk e ka pranuar. Pas kësaj ai është pyetur për jetën sentimentale ku dhe është përgjigjur:

“Vetëm sepse kështu kemi zgjedhur të jemi. Uroj të kalojë kjo ndjesi por për momentin nuk e di pse kam një boshllëk, që më duket e vështirë të vij diçka e re por sigurisht që do të vijë në jetë”, vijoi këngëtari.

Mateus dhe ish-partnerja e tij e zyrtarizuan lidhjen në fejesë dy vite më parë, por duket se gjërat nuk kanë fuksionuar si duhet dhe ata kanë vendosur t’i japin fund.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat