Një video intime e saj me kampionin e botës u shpërnda në rrjet, reagon Nicole Scherzinger

Mediale Vip

Një video intime e saj me kampionin e botës u shpërnda në rrjet, reagon Nicole Scherzinger

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:53
Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger

Nicole Scherzinger dhe kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, janë tronditur vetëm pak javë me parë nga publikimi në internet i një video intime nga koha kur ata ishin të lidhur me njëri-tjetrin para disa vitesh.

Nikole njihet si ish-vokalistja e grupit ‘Pussycat Dolls’. Ajo më në fund ka vendosur të thyejë heshtjen rreth kësaj çështje dhe për këtë është shprehur për të përditshmen e njohur angleze, “The Sun”.

“Ka qenë e tmerrshme Është diçka shumë e keqe për t’u bërë,” - ka theksuar këngëtarja. Gjithashtu një burim i afërt  i tyre është shprehur, se Nicole dhe Lewis janë shumë të tmerruar me atë çfarë ka ndodhur dhe dëshirojnë t’i shkojnë në fund kësaj çështje.

Historia e tyre e dashurisë ka qenë e gjatë dhe e mbushur me ndarje dhe ribashkime deri në përfundim të saj në vitin 2015. Ndërsa video ku çifti shfaqej duke u përkëdhelur dhe puthur me njëri-tjetrin, ka arritur rreth 600.000 shikime në rrjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat