Vdes këngëtari i Prodigy në moshën 49-vjeçare

Mediale Vip

Vdes këngëtari i Prodigy në moshën 49-vjeçare

Më: 4 mars 2019 Në ora: 13:05
Keith Flint

Vokalisti i bendit të njohur është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij sot në Essex, raportojnë mediat britanike.

Keith Flint i grupit Prodigy ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Policia ka konfirmuar vdekjen e tij në ora 8.10 sipas kohës lokale.

“Vdekja e tij nuk trajtohet si e dyshimtë”, tha një zyrtar policor.

Flint ishte një nga ikonat më të mëdha të muzikës britanik në vitet e nëntëdhjeta. Ai iu bashkua Prodigy, i formuar nga Liam Howlett në vitin 1990, fillimisht si vallëzues dhe më vonë si këngëtar.

Gjatë debutimit të tyre në vitin 1992, të shtatë albumet e grupit arritën në vendin e parë në Britaninë e Madhe.

Flint performoi këngët më të mira të Prodigy, të njohura si Firestarter dhe Breathe, që të dyja u renditën në vendin e parë në vitin 1996, duke u bërë hitet e tyre më të mëdha në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat