Artistët e njohur malësorë festojnë kështu!

Mediale Vip

Artistët e njohur malësorë festojnë kështu!

Nga: Maksim Gjokaj Më: 4 mars 2019 Në ora: 19:10
Gjyste Vulaj

Shqiptarët duhet të jenë “Zot” në komunën e tyre, kështu menduan dhe vepruan shumë shqiptarë nga Tuzi të cilët lanë vendin e tyre ku jetojnë prej shumë vitesh duke qenë në 3 Mars në vendlindjen e tyre për të votuar e mbështetur koalicionin shqiptar tashmë fitues “Malësia në bashkon”. Por edhe shumë personazhe të njohur të botës së artit dhe TV-së kanë anuluar angazhimet e tyre ose kanë marrë avionin për të shkuar e për të votuar, madje ata shumë të entuziazmuar kanë shpërthyer si çdo shqiptar tjetër në rrjetet e tyre sociale, ata më të lumtur se kurrë më parë duke uruar fitoren. Ne hulumtuam në adresat e tyre dhe ja se çfarë shkruante dhe postonte çdo moment artistja e njohur Gjyste Vulaj.

“Veç 5 të mos ju shkoj ndërmend numër tjetër”, ndërsa publikonte video duke festuar në Tuz e duke ftuar miqtë e saj të festojnë, ndërsa vetë ajo e veshur mjaft bukur ku si aksesor në bel kishte zgjedhur një shqiponjë të madhe, simboli, madhështor i shqiptarëve e ashtu ka shkuar të votonte. Edhe super modelja e famshme botërore, Emine Cunmualaj që mbi të gjitha krenohet se vjen nga Malësia kishte shkruar: “Voto nr 5 Malësia na bashkon” e më pas ajo poston video duke kërcyer ku shkruan “Bravo Malësia, bravo Tuzi, po festoj nga së largëti”. Një tjetër artist mjaft i njohur i këtij vendi Nikollë Nikprelaj përmes disa vargjeve mjaft i gëzuar shkruan: MALËSIA NA BASHKON Kurr' ma g'zim s'ka pas Malsia,Nëpër shekuj n'histori Ku ka rranjët shqiptaria.Prin flamuri kuq e zi...” Apo këngëtari tjetër Malësori kishte shkruar me të mëdha “Po fiton Malësia po humb tradhtia..”

Një tjetër këngëtare që jeton në Amerikë por megjithëse është nga Shqipëria ajo është nuse e Malësisë, Anjeza Ndoj Gjonaj kshte shkruar mjaft e lumtur “ O 3 Mars o 2019 Na u hap lajmi o i vërtetë( 6 tetor 68), Urime Malësi fitoren”. Edhe bukuroshja e njohur shqiptare që ka origjinën nga Malësia, Aferdita Dreshaj shkuan “Urime Malësia ime”

Edhe shumë artistë të tjerë si: Lindon Camaj, Lirie Dedvukaj, Shtjefën Ujkaj e të tjerë nuk kanë qëndruar pa shprehur entuziazmin e tyre për këtë fitore të vendlindjes për të qeverisur komunën e dytë më të madhe me shqiptarë në Mal të Zi siç është Tuzi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat