Familja mbretërore kërkon që të ndalet abuzimi në rrjete sociale ndaj Meghan e Kate

Mediale Vip

Familja mbretërore kërkon që të ndalet abuzimi në rrjete sociale ndaj Meghan e Kate

Më: 5 mars 2019 Në ora: 08:35
Meghan e Kate

Familja mbretërore britanike iu ka kërkuar ndjekësve të tyre në rrjete sociale që të tregojnë më shumë respekt dhe mirësjellje pas rasteve të përsëritura të abuzimit online ndaj dukeshave Meghan dhe Kate.

Meghan dhe Kate në vazhdimësi janë bërë subjekt i komenteve abuzive në rrjete sociale gjë që ka shqetësuar familjen mbretërore duke thënë se në të ardhmen të gjithë personat që bëjnë të tilla komente do të merren me policinë.

Ata thanë se do të fshijnë të gjitha komentet, ndërsa kanë kërkuar edhe nga vet rrjetet sociale që t’ju ndihmojnë në këtë “luftë” kundër abuzimit online.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat