Të paskan mbaruar lekët? Ja pse rikthehet në Instagram Lori Hoxha

Mediale Vip

Të paskan mbaruar lekët? Ja pse rikthehet në Instagram Lori Hoxha

Më: 6 mars 2019 Në ora: 08:43
Lori Hoxha

Para disa ditësh Lori hoxha mbylli papritur llogarinë e saj në Instagram.

Kaq mjaftoi për të nisur lajmet rozë plot me aludime, disa duke menduar se Lorit mund t'i kishin vjedhur Instagramin.

E megjithatë Lori është rikthyer sot në Instagram, duke zbuluar arsyen që ndoshta shumë prej ndjekësve të saj nuk do t'u pëlqejë. 

“Si e shoh veten kur e aktivizoj llogarinë timë duke ditur që kam shumë postime të sponsorizuara të lëna pezull”, ka shkruar Lori në përshkrimin e fotos që sapo ka hedhur. 

Duket se arsyeja e vërtetë e rikthimit qenkan postimet e sponsorizuara nga të cilat Lori bën para, ndaj nuk është çudi të themi: I paskan mbaruar lekët? 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat