R. Kelly mohon akuzat për abuzim seksual në intervistën eksplozive

Mediale Vip

R. Kelly mohon akuzat për abuzim seksual në intervistën eksplozive

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:26
R. Kelly

R. Kelly ka thyer heshtjen e tij pasi është ngritur aktakuzë për abuzim seksual.

Gjatë një interviste eksplozive për CBS This Morning” e cila zgjati një orë e 20 minuta, superylli i muzikës RnB hodhi poshtë akuzat që e lidhnin atë me marrëdhënie me vajza të mitura.

“Njeërzit po shikojnë të kaluarën time”.

“Ata po shikojnë të kaluarën dhe po tentojnë të shtojnë gëjra që nuk ekzistojnë. Dhe bëjnë gjëra që ndihen mirë nga njerëzit”, u shpreh R. Kelly.

Me lot në sy, Kelly emocional u deklarua i pafajshëm.

“Ju të gjithë ndaloni duke luajtur me mua. Ndaloni. Unë nuk bëj këso gjërash. Ky nuk jam unë. Po luftoj për jetën time”, u shpreh R. Kelly.

Këngëtari u dorëzua në pozlici për 10 akuza ndaj tij për abuzim seksual.

Akuzat përfshijnë katër femra, tri prej të cilave në moshë të mitur në kohën kur kanë ndodhur ngjarjet. Kelly u lirua pasi kaloi fundjavën në burg dhe pagoi 100 mijë dollarë për t’u gjykuar në liri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat