10 mijë dollarë veshje! Kim Kardashian nga koka te këmbët me print leopardi

Mediale Vip

10 mijë dollarë veshje! Kim Kardashian nga koka te këmbët me print leopardi

Më: 6 mars 2019 Në ora: 16:57
Kim Kardashian

Kim Kardashian u sigurua që gjithë sytë të ishin te ajo ndërsa iu drejtua të martën Javës së Modës në Paris me një veshje aspak të zakontë.

Mbidozë print leopardi që i kushtoi yllit të Hollywood plot 10 mijë dollarë ishte ajo çfarë mbarte veshur në dalje të hotelit në kryeqytetin francez.

38-vjeçarja kishte veshur një jumpsuit pas trupit tejet të guximshëm, kombinuar me doreza dhe këpucë të të njëjtit print teksa u fotografua jashtë hotelit luksoz Ritz.

Kjo dalje e Kim në Francë vjen 2 vite pas grabitjes me armë që i bënë asaj teksa qëndronte me familjen në Paris, ku hajdutët që arritën të hynin në dhomën e saj të hotelit i vodhën mbi 10 milionë dollarë stoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat