Tristan Thompson nuk humbet kohë, kapet me “të dashurën” e re

Mediale Vip

Tristan Thompson nuk humbet kohë, kapet me “të dashurën” e re

Më: 6 mars 2019 Në ora: 23:30
Tristan Thompson u shfaq me brunen në krah

Basketbollisti Tristan Thompson duket se nuk po i jep aspak rëndësi tradhtisë që i bëri Khloe Kardashian me Jordyn Woods. Ylli i NBA është fotografuar në praninë e një vajze tjetër në Nju Jork.

Ai ishte me dy gota në dorë duke hyrë në hotel dhe pak moment më vonë u shfaq me brunen në krah.

Javën e kaluar, ai ishte pranë kësaj vajze duke ngrënë darkë në restorantin Carbone. Duket se pushimin në punë po e shfrytëzon për të shijuar sa më shumë kohë me “të dashurën” misterioze.

Ndër të tjera, Tristan nuk ka reaguar aspak për dramën që shkaktoi në familje duke puthur Jordyn në një festë në Los Anxheles.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat