Edita Tahiri për herë të parë tregon pse nuk u martua, thotë se ka qenë e dashuruar

Mediale Vip

Edita Tahiri për herë të parë tregon pse nuk u martua, thotë se ka qenë e dashuruar

Më: 7 mars 2019 Në ora: 11:38
Edita Tahiri

Diplomatja, Edita Tahiri për herë të parë për publikun shqiptar ka rrëfyer pjesë të panjohura më herët nga jeta e saj.

Ajo madje ka treguar arsyen se pse nuk u martua asnjëherë, teksa nuk ka mohuar se ka qenë e dashuruar.

“Deri tani nuk jam martu. Vështirë është me dhanë shpjegimin, sepse kur zhvillohet jeta, njeriu ndalet kohë pas kohe reflekton, bën balanset dhe e sheh se si është vendosur në raport me jetën, apo me burrin, apo me fatin jetësor. E para nuk është që nuk kam pas pjesë të jetës së dashurisë, por koha e vendimeve për martesë në kohën time, unë jam në moshë 62 vjeçare “, tha Tahiri.

Ajo gjithashtu ka treguar se si e ka refuzuar aktorin me famë botërore, Richard Gere, ani pse çdo vajzë në kohën e saj e kishte idhull dhe ëndërronte ta takonte atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat