Kështu dukej Eneda 15-vjeçe

Mediale Vip

Kështu dukej Eneda 15-vjeçe

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:47
Eneda Tarifa

Këngëtarja nga Shqipëria, Eneda Tarifa, ka ndarë me ndjekësit e saj të Instagramit dy imazhe interesante të kohës kur e kishte filluar karrierën si këngëtare.

Ajo falënderon Sajmir Cilin, i cili në atë kohë e kishte përkrahur në rrugëtimin e saj dhe tregon se këto fotografi asaj i ka dërguar e bija e tij, e cila tani është pjesë e spektaklit The Voice of Albania.

“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe sic ështe ajo e Festivalit Kombetar. Me shume dashuri kujtoj @cilisajmir i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij “Yjet e shpresës”. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent te padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij @isea_cili disa foto të papublikuara më pare. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si @voicealbania e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte ti zgjasja dorën edhe unë sic bëri babai i saj me mua. Por gjithësesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit. #viti97 #jamcaelashtëedheunë #15vjeç”, ka shkruar këngëtarja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat