Vdes modelja 30 vjeçare

Mediale Vip

Vdes modelja 30 vjeçare

Më: 8 mars 2019 Në ora: 06:25
Elly Mayday

Pasi vuajti nga kanceri në vezore, modelja dhe aktivistja Elly Mayday ka vdekur të premten e kaluar. Ajo vdiq në moshën 30 vjeçare

Sipas People, modelja e e lindur me emrin origjinal Ashley Luther në Saskatchewan të Kanadasë, Mayday u sëmurë që kur ishte në moshën 25 vjeç. Pavarësisht vizitave të vazhdueshme në sptal dhe disa dhimbjeve në shpinë, mjekët i kishin përshkruar modeles ilaçe për trajtim në shtëpi derisa ajo ishte përpjekur për të humbur peshë.

Por pasi kishin bërë CT  në Mayday ata kishin zbuluar problemin e saj të vërtetë: një cistë e cila ishte kthyer në kancer të vezorëve në fazën e tretë, një diagnozë e rrallë për dikë në moshë të saj. Modelja ju nënshtrua mandej disa operacioneve si dhe kimioterapisë, por më 2017, kanceri ju rikthye kurse Mayday raportohet se vitin e fundit e ka kaluar në spital.

“Në një mënyrë gjithmonë kam kërkuar për një mundësi që ti ndihmoj njerëzit”, kishte thënë Mayday, e cila kishte folur për betejën e saj me këtë sëmundje në rrjetet sociale, e të cilën gjë e kishte shpërndarënë Instagram në janar.

“Ishte zgjidhja ime që ta bëj publike dhe të përpiqem të tregoj fuqinë time kundër saj. Ndihma është mënyra se si e justifikoj kohën time që me kam mbetur...Me është bërë qejfi që të gjithë ma kanë bërë me dije se unë e kam bërë dallimin, me këshillat e mija, vuajtjet e mija, fotografitë e mja dhe në përgjithësi me ata që ishin afër meje në këtë situatë të vështirë.

“Ashley ishte një vajzë fshati në zemër e cila kishte pasion për jetën, një pasion i saj i pamohueshëm”, shkruan në një postim në Instagram të familjes së Mayda. “Ëndrra e saj ishte të ndikonte në jetët e njerëzve. Ajo e kishte arritur këtë nëpërmes krijimit të Elly Mayday e cila gjë e lejonte atë të lidhej me ju. Qëllimi i saj ishte vazhdimisht të krijonte lidhje speciale me fansat që kishin një vend special në zemrën e saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat