Yll Limani çon në qiell albumin e Tunës

Mediale Vip

Yll Limani çon në qiell albumin e Tunës

Më: 8 mars 2019 Në ora: 06:35
Yll Limani, Tuna dhe Armend Rexhepagiqi

Altuna Sejdiu Tuna pritet që të sjell një album të ri së shpejti

E duket se albumi i saj do të këtë edhe mysafirë të ndryshëm në të, derisa vet këngëtarja ka thënë më parë se do të bashkëpunojë me dy emrat e muzikës tonë, Armend Rexhepagiqin dhe Aida Baraku.

E një ndër bashkëpunëtorët e Tunës në këtë album duket se do të jetë edhe këngëtari Yll Limani.

“Çfarë lumturie dhe privilegji me punu me Aida Barakun & Armend Rexhepagiqin në një super album siç është ky i joti, Tuna. Mezi po presim me dëgju edhe ju”, ka shkruar Limani në Facebook.

Ylli edhe më parë është parë i afërt me Tunën dhe është mik i mirë i saj, madje para lidhjes së Tunës me Patrisin ishte spekuluar se ai mund të jetë edhe i dashuri i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat