“Ke shkëmbyer llafe me vjehrrën?”, Eni Çobani flet për sherret me mamanë e burrit: Kam jetuar 20 vjet me të…

Mediale Vip

“Ke shkëmbyer llafe me vjehrrën?”, Eni Çobani flet për sherret me mamanë e burrit: Kam jetuar 20 vjet me të…

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:12
Eni Çobani

Eni Çobani është një nga juristet më të njohura në Shqipëri. Së fundmi, Eni ka folur për marrëdhënien e saj me vjehrrën.

Mbrëmë emisioni “Soirre” ishte dedikuar e gjitha grave dhe vajzave.

Gjatë bisedës në studio, të ftuarit po diskutonin lidhur me lidhjen bashkëshortore dhe lirisë për të jetuar veçmas prindërve.

“Jam shumë krenarë për atë djalë që kam bërë. Kështu dua t’i them edhe prindërve të bashkëshortit tim. Sepse kanë një kontribut fantastik. Unë jam një grua që kam jetuar 20 vite me prindërit e bashkëshortit. Unë jetoj me ta. Nuk më janë rënduar kurrë!”, rrëfeu Eni.

E pyetur nëse ka patur ndonjëherë ndonjë konflikt me vjehrrën, juristja e njohur është përgjigjur: “Po ti këmben fjalë me vete, jo me të tjerët! Por ato kanë qenë gjyshër të jashtëzakonshëm për djalin tim dhe unë ja shumë e lumtur që i dhashë atij mundësinë të jetonte pranë tyfe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat