Po e prisnit me padurim! Zbulohet data kur do të shfaqet në kinema “Dy gisht mjaltë”

Mediale Vip

Po e prisnit me padurim! Zbulohet data kur do të shfaqet në kinema “Dy gisht mjaltë”

Më: 8 mars 2019 Në ora: 07:51
Elvana dhe Ermali

“Dy gisht mjaltë” është prodhimi kinematografik më i komentuar së fundmi dhe po pritet me padurim nga publiku që të shfaqet në kinema.

Në profilin e tij në “Instagram”, Ermali ka publikuar një foto ku zbulon datën e shfaqjes së filmit.

Duke nisur nga 28 marsi “Dy gisht mjaltë” do të keni mundësi ta shikoni në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë.

Image

“Me krenari ju prezantoj projektin tonë, (with my little sis @elvanagjataaaa ).Mbas një pune shumë të lodhshme do të shfaqet për tju dhënë buzëqeshje në 28 Mars në të gjitha Kinematë në Shqipëri,Kosovë dhe Maqedoni. @2gisht_mjalte”, shkruan Mamaqi në postimin e tij.

Filmi ka në rolet kryesore këngëtaren shumë të dashur për publikun, Elvana Gjatën dhe moderatorin e njohur Ermal Mamaqi, i cili është edhe producent i filmit.

Skenari i filmit është shkruar nga Ermal Mamaqi dhe Besnik Mustafai ndërsa regjisor i filmit është regjisori turk Emir Khalilzadeh.

Në role të tjera të këtij filmi do të jenë edhe aktorë të njohur si: Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori, Blerim Destani etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat