Performanca ‘live’ e të ftuar special, Tuna promovoi albumin e ri “Fortuna” me koncert recital në Filarmoninë e Shkupit

Mediale Vip

Performanca ‘live’ e të ftuar special, Tuna promovoi albumin e ri “Fortuna” me koncert recital në Filarmoninë e Shkupit

Më: 9 mars 2019 Në ora: 09:40
Tuna

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, ka promovuar mbrëmjen e 8 marsit, albumin e saj më të ri muzikor.

“Fortuna” mban titullin ky projekt, në të cilin ajo ka punuar tash e sa kohë, me bashkëpunëtorët e saj të vjetër.

Aida Baraku, Darko Dimitrov e Armend Regjepagiqi janë treshja që kanë punuar për këngët e këtij albumi, të cilat shënojnë një rikthim të ri dhe ndryshe të këngëtares shkupjane.

 

A don hala ? @tunasejdi @ylllimani #Fortuna #tunadaily

A post shared by FORTUNA⌛ (@tunaa.sejdii) on

Tuna zgjodhi që promovimin e albumit “Fortuna” ta bëjë me një koncert gjigant, të mbajtur në Filarmoninë e Shkupit, me të ftuar specialë.

Ajo ka interpretuar para mysafirëve këngët e saj ‘live’, shoqëruar nga një orkestër gjigante, pjesë e së cilës ishte edhe bashkëshorti i saj, Patris Berisha.

E veshur me një fustan të zi dhe elegant, këngëtarja shkëlqeu me paraqitjen e saj para të ftuarve, ndërsa interpretoi këngët e këtij projekti, për të cilin ka punuar me përkushtim.

Gjatë koncertit, në skenë është ngjitur edhe kompozitori i madh, Armend Regjepagiqi, me të cilin ajo këndon një nga këngët e reja të albumit, me titull “Harrova”.

Regjepagiqi është pritur në skenë me duartrokitje të shumta, teksa ky duet ka shënuar rikthimin e tij në muzikë, pas një periudhe të gjatë kohore.

Pas përfundimit të koncertit, mysafirët janë drejtuar në koktej, ku edhe me ç’rast shumicës prej tyre është dhuruar një album ekskluziv me autograf nga Tuna.

A;bumi “Fortuna” është i gatshëm për publikun në të gjitha platformat ‘online’ të muzikës, por mund të blihet edhe në formën CD. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat