Johnny Depp: "Viktima e vërtetë jam unë, jo Amber. Ja provat!”

Mediale Vip

Johnny Depp: "Viktima e vërtetë jam unë, jo Amber. Ja provat!”

Më: 9 mars 2019 Në ora: 14:09
Johnny Depp dhe Amber Heard

Pasi denoncoi ish-bashkëshorten Amber Heard dhe kërkon prej saj 50 milionë dollarë dëmshpërblim, Johnny Depp kalon tek ‘provat djegëse’.

Nëse në rrjet janë shfaqur foto të aktorit me një sy të nxirë, ndërkohë është depozituar dosja me 40 faqe në Gjykatën e Virginia-s, sipas të cilës, ish-bashkëshortja do ‘gozhdohej’ keqas nga faktet.

Në dokumente citohen dëshmitarë, të cilët do e shkarkonin Depp nga akuzat, pasi objektivi i vetëm i Amber, që e ka akuzuar për dhunë, është promovimi i filmave të saj.

Sipas Depp, në fakt Amber ka sajuar gjithçka për të shtuar famën e saj dhe për t’u rritur në karrierë.

Pra, të gjitha janë një ‘gënjeshtër e madhe’, të cilat aktorja i ka programuar me detaje për të promovuar daljen e një filmi, në të cilin ajo është protagoniste për herë të parë në karrierën e saj.

Jo vetëm kaq. Johnny këmbëngul se është tradhëtuar nga Amber dhe kjo e fundit ka patur një histori me biznesmenin miliarder Elon Musk,  gjatë martesës së saj me Johnny-n.

E si të mos mjaftonte, betohet se viktima e vërtetë në këtë histori është vetëm ai.

Ai madje citon edhe një episode: Ka qenë i detyruar të bënte ndërhyrje kirurgjikale në njërin gisht, pasi Heard i ka hedhur një shishe Vodka.

Avokati i Depp, Adam Waldman, citon: “Ka prova të pakundërshtueshme me video, foto dhe dëshmitarë okularë.”

Personeli i Eastern Columbia, një ndërtesë në Los Angeles, ku Depp dhe Heard ndanin një shtëpi, ‘hedhin poshtë akuzat’ për dhunë të Johnny ndaj ish-bashkëshortes së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat