Aktorja: Jam e mrekullueshme, por askush nuk më qas

Mediale Vip

Aktorja: Jam e mrekullueshme, por askush nuk më qas

Më: 10 mars 2019 Në ora: 09:13
Ina Gjonci

Shkrimtarja dhe aktorja Ina Gjonci ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Mos i Fol Shoferit", ku ka rrëfyer vështirësitë që hasin aktorët për t’u përfshirë në projektet e teatrit.

Mes të tjerash ajo tregoi që kishte dhënë një shfaqje në teatër me zero lek sepse nuk kishte një buxhet të caktuar.

Gjonci: Ishte një moment i çuditshëm që provat e ëngjëjve të amerikës në projektet e Teatrit Kombëtar po shtyheshin. Unë doja të bëja diçka në skenë doja që t'i dhuroja vetes një hapësirë skenike. Më mirë kjo se sa të qurravitem në një kafe të teatrit duke thënë që obobo ja askush nuk po më jep mua një mundësi, si do t'ja bëj unë. Unë jam e mrekullueshme, por askush nuk më qas, çfarë do ndodhi me jetën time. Nuk doja të bëja këtë gjë. Dhe Kiço Londo më frymëzoi shumë sepse më ofroi mundësinë e një salle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat