E mërzitur me shoqërinë, Enca kërkon miq të rinj: Ja kriteret

Mediale Vip

E mërzitur me shoqërinë, Enca kërkon miq të rinj: Ja kriteret

Më: 11 mars 2019 Në ora: 07:55
Enca Haxhia

Enca Haxhia është gjithnjë në qendër të vëmendjes mediatike, kryesisht për paraqitjen provokuese si dhe për deklaratat e “forta” që bën. Së fundmi, Enca është ankuar publikisht për miqtë e saj.

Përmes një postimi në “Insta Story”, këngëtarja ka bërë me dije se ndihet e vetmuar për shkak se ata nuk zgjohen herët. Kësisoj, ajo gjendet në kërkim të miqve të rinj, duke vendosur edhe disa kritere.

“Kemi 6 pozicione të lira në shoqëri, për njerëz që zgjohen herët dhe duan të bëjnë aktivitete që në mëngjes, të pinë kafe, mundësisht ndonjë xhiro afër detit, keni kohë për aplikim derisa te zgjohen miqtë e mi te natës”, ka shkruar Enca.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat