Ellen DeGeneres “pranon” të bëhet shoqëruese e nuses Jennifer Lopez

Mediale Vip

Ellen DeGeneres “pranon” të bëhet shoqëruese e nuses Jennifer Lopez

Më: 11 mars 2019 Në ora: 10:55
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez

A e ka dëgjuar Alex Rodriguez Ellen DeGeneres kur ajo ka bërë shaka duke thënë se ka ardhur koha që ai t’i propozojë Jennifer Lopezit?

43 vjeçari i ka propozuar 49 vjeçares Lopez të shtunën derisa DeGeneres duket se është gati të ndihmojë për planifikimin e dasmës.

“Po. Do të jem Shoqëruesja jote e Nderit”, ka komentuar 61 vjeçarja DeGeneres në fotografinë e Lopez në Instagram ku ajo ka treguar lajmin e mirë.

Image

Ky koment është kapur nga faqja Komente nga të famshmit [Comments by Celebs]. Në fakt, kjo llogari në Instagram ka vënë në pah po ashtu se Lopez ia ka bërë ‘tagg’ DeGeners në këtë postim.

Moderatorja e talk show “The Ellen DeGeneres Show” ka qenë vazhdimisht e përfshirë në lidhjen dyvjeçare të çiftit.

Madje ajo në muajin nëntor i kishte thënë yllit të “Second Act” se Rodriguez i kishte dërguar një mesazh duke i thënë se po përgatitej t’i propozonte martesë.

“Ju duhet të martoheni sepse dukeni shumë të lumtur. Do të ishte mirë ta bëni dasmën për Krishtlindje”, kishte thënë ajo.

Por një propozim për Krishtlindje nuk ndodhi – andaj kur Lopez u paraqit në shoëun e DeGeners sërish, kjo e fundit bëri një veprim tjetër.

Ajo i dhuroi këngëtares një orë gjigante me fytyrat e çiftit në të.

“Sepse ti dhe A-Rod keni festuar dyvjetorin e lidhjes suaj. Kjo është një orë për t’i rikutjuar atij se ka ardhur koha dhe ai duhet të ngutet që të të propozojë, ose ti duhet t’i propozosh”, kishte thënë DeGeneres. Lopez dhe Rodriguez njoftuan për fejesën e tyre të shtunën duke postuar fotografinë e njëjtë në llogaritë e tyre në Instagram – ku bie në sy gur gjigant i unazës së fejesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat