Johnny Depp thotë se është viktimë, publikon foton me blanë

Mediale Vip

Johnny Depp thotë se është viktimë, publikon foton me blanë

Më: 11 mars 2019 Në ora: 16:17
Johnny Depp thotë se është viktimë, publikon foton me blanë

Johnny Depp (55) ishte kohët e fundit në qendër të skandalit, kur ish-gruaja e tij Amber Heard (32) e akuzoi për keqtrajtim në martesë.

Aktori ka mohuar akuzat, dhe paraqiti një ankesë gjyqësore prej 40 faqesh, transmeton KosovaPress.

Ndër të tjera, ai thotë se jo vetëm që nuk është një dhunues, por Amber është një grabitqar i vërtetë dhe shkelës i kurorës. Madje ka ofruar edhe një fotografi të dëmtimit që Amber i kishte bërë, siç thotë ai, më 21 prill 2016, pasi ishte vonuar për festimin e ditëlindjes së 30-të të saj.

Johnny pretendon se në lojën e Amber ishte vetëm një figurë që duhej ta ndihmonte të merrte popullaritet dhe para. "Jo vetëm që gënjen, por ka zgjedhur kohën e përsosur për gënjeshtrën e saj - vetëm para premierës së filmit të tij të parë në të cilën Amber mori rolin kryesor", tha ai.

Depp pohon se Amber e tradhtoi me shefin e Tesla-s Elon Musk, duke shkatërruar kështu praktikisht martesën e tyre, transmeton KosovaPress.

Përveç kësaj, Depp pohon se Amber ishte e dhunshme dhe e sulmoi me një shishe të thyer, duke ia prerë gishtin.

Përndryshe, divorci i tyre mori fund në fillim të vitit 2017, dhe Amber fitoi 7 milionë dollarë, një pjesë e të cilave ajo ishte zotuar se do t’i ndante për qëllime humanitare.

Megjithatë, për të marrë para, ajo duhej të përmbushte disa kushte, dhe një prej tyre ishte të tërheqë akuzat se Johnny Depp e kishte abuzuar dhe të mos flasë publikisht për divorcin e tyre.

Çfarë do të ndodhë tani dhe kush është i dhunshëm në këtë histori, kjo mbetet për t'u parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat