La emisionin në mes të sezonit, Ermali ka dy fjalë për Kejvinën: Pa të hedhur në gjyq… - Bota Sot
La emisionin në mes të sezonit, Ermali ka dy fjalë për Kejvinën: Pa të hedhur në gjyq…

Mediale Vip

La emisionin në mes të sezonit, Ermali ka dy fjalë për Kejvinën: Pa të hedhur në gjyq…

Më: 11 mars 2019 Në ora: 20:03
Ermal Mamaqi dhe Kejvina Kthella

Pak ditë më parë u përhap menjëherë lajmi se velina e “Xing me Ermalin” po largohet nga emisioni në mes të sezonit. Fillimisht u tha se largimi i saj ka ardhur si pasojë e një konflikti me moderatorin e njohur, Ermal Mamaqi.

Por e vërteta u zbulua këtë të shtunë pikërisht te “Xing me Ermalin”, ku Kejvina zbuloi se do të shkojë në Milano të Italisë, pasi po e pret diçka e bukur.

Ajo gjithashtu tha se shumë shpejt do ta shohim në një kanal të fuqishëm italian.

Ndërkohë një ditë më parë, Ermali ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” video ku tregon momentet më pikante të Kthellës gjatë qëndrimit të saj në emision.

Ai shprehet se po e lë të shkojë pa e hedhur në gjyq pasi e duan shumë. E njëkohësisht i thotë se do i mungojë emisionit.

“@kejvina_kthella ☹do na mungosh… me gjithë bukurinë dashurinë dhe karakterin tënd të fortë.

Të duam kaq shumë sa po të lëmë të shkosh pa të hedhur në gjyq. Na e trishtove zemrën por do na gëzosh kur të shohim në ekrane botërore…😘😘😘”, shkruan Mamaqi bashkëngjitur me videot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...