Prag skandali: Klipi i Jonida Maliqit, i kopjuar “kokë e këmbë”?

Mediale Vip

Prag skandali: Klipi i Jonida Maliqit, i kopjuar “kokë e këmbë”?

Më: 12 mars 2019 Në ora: 16:37
Jonida Maliqi

Publikimi i klipit të këngës me të cilën Jonida Maliqi do të përfaqësojë vendin në Eurosongështë bërë shkak për debate në lidhje me plagjiaturën. 

A është kopjuar klipi?

Kjo është pikëpyetja e madhe që po shoqëron publikun në një kohë kur klipi ka vetëm një ditë që iu prezantua jo vetëm shqiptarëve, por zyrtarisht edhe Eurosong Contest.

Kjo është kënga “Children of the Wild” nga artisti Steve Angelo, I realizuar si produksion në vitin 2015, e që mendohet të jetë jo thjesht një burim frymëzimi për këngën shqiptare përfaqësuese në Eurovision, por një burim deri në plagjiaturë.

E nëse ekspertët vendosin se ky klip nuk përmban identitet por është kopjuar në një masë të madhe, a rrezikon Shqipëria të përjashtohet nga Eurovision?

RTSH ka fonde kolosale për festivalin dhe Eurosongun që shkojnë nga buxheti i shtetit dhe tarifa mujore që i marrin familjeve shqiptare dhe duke krejtësisht i pakuptimtë fakti që puna të degjenerojë deri aty sa të na përfaqësojnë me një klip të kopjuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat